Telegrafi

Ka filluar takimi Zaev-Kasami, gjasat për një marrëveshje duken të pakta

Pas takimeve me Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën, lideri i LSDM-së e ka filluar takimin me Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, Zaev ka deklauar se do të jetë e vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare sonte, dhe se janë në bisedime për çështje thelbësore.

Sipas tij, këto çështje janë të rëndësishme për qytetarët, prandaj ia vlen të humbet kohë./Telegrafi/