Në Klubin e Deputetëve këtë mëngjes ka filluar takimi i liderëve për tejkalimin e dallimeve për çështjen e referendumit dhe zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.
Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është takimi i tretë mes liderëve në pesë ditët e fundit.
Pas takimit pritet që udhëheqësit politik të japin deklarata për media./Telegrafi/