Ka filluar para pak minutash takimi i liderëve për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.
Takimi kryesohet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski me formatin 1+4, lideri i secilës parti plus përfaqësuesit e grupeve të punës që kanë punuar për ligjin e Prokurorisë.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve dhe pas takimit priten deklaratat e krerëve të mazhorancës dhe opozitës për vendimin e marrë për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.
https://www.youtube.com/watch?v=W1YqKjRBww4