Thirrjet për ndërtimin e gazifikimit sekondar dhe terciar përmes partneritet publiko-privat sot janë publikuar në shpajet publike në Maqedoni, ndrësa për njo kohë do të jenë edhe në shpalljen zyrtare për tenderë të Bashkimit Evropian – platforma TED, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë edhe fillon procesi i gazifikimit sekondar dhe terciar në Maqedoni, që pritet të shpenzohen rreth 150 milionë euro. Në këtë projekt do të përfshihen 17 komuna në Shkup dhe rajon, 36 komuna në rajonin lindor dhe 26 komuna në rajonin perëndimor.
Organet kompetente presin që të ketë interesim nga kompanitë dhe të zgjidhet oferta më e mirë./Telegrafi/