Site icon Telegrafi

Ka filluar marshi i Ilindenit në Maqedoni

Dhjetëra kalorës nga Lisiçja e Epërme sot filluan marshin e 39 të Ilindenit, i cili duhet të përfundojë më 2 gusht në Krushevë. Marshi filloi sot pasdite në parkun “Jane Sandanski” në Komunën Aerodrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kalorëst pasi të arrijnë në Krushevë do të bashkangjiten në aktivitetet e festës më të madhe maqedonase – Ilinden.

Marshin e kalorësve e organizoi Shoqata e qytetarëve nga Lisiçja e Epërmve “Marshi i Ilindenit 1978”, ndërsa “mbrojtës” tradicional është Komuna e Aerodromit./Telegrafi/

Exit mobile version