Telegrafi

Ka filluar java e shitjes së letrave me vlerë në Maqedoni (Foto)

Në berzën maqedonase të shitjes së letrave me vlerë, që nga e hëna investitorët kanë filluar me aksionet e nënta të emetuesve të Euro-obligacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sasia e tregtuar ishte shumë larg për nga mesatarja e përditshme e letrave me vlerë të tregtueshme, edhe te aksionet edhe te bono-thesaret.

Qarkullim më i lartë është arritur me aksionin e Bankës Tregtare (783 mijë denarë nëpërmjet 325 tregtuesve). Vlera e aksionet është rritur për 0.23 përqind të reja, me çka çmimi mesatar arriti në 2410.72 denarë.

Letrat me vlerë të mbetura janë tregtuar me sasi të vogla me çka qarkullimi i eksportit arriti diçka nën 250 mijë denarë.

Përkundër vëllimit të ulët të tregtimit, indeksi MBI10 ka rritur vlerën e saj për 0.32 përqind (1.945.81), ndërsa OMB e ka rritur vlerën e saj për 0.10 përqind edhe atë (127.44). /Telegrafi/