Sot në Gjykatën Penale ka filluar seanca për lëndën “Trajektorja”. Në këtë lëndë të pandehur janë katër ish-funksionarë qeveritarë, të dyshuar së në periudhën e viteve 2012 dhe 2013 kanë ndërmarrë veprime për zgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë autostradën Milladinovc-Shtip dhe Kërcovë-Ohër, por që i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.
Të akuzuarit për abuzime me ndërtimin e autostradës janë: ish-zëvendëskryeminsti Vlladimir Peshevski, ish-minstri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, si dhe ish-Kryeministri Nikolla Gruevski.
Të pandehurit janë të pranishëm në seancën e sotme, e cila drejtohet nga gjygjtari Goran Boshevski. Gjygji për lëndën “Trajektorija” filloi nga e para sepse u ndryshua këshilli gjyqësor.
Avokatët e të akuzuarve në seancën e mëparshme kërkuan nga PSP-ja që t’ua dorëzojnë përgjimet në dorë për t’i analizuar ato në formën e tyre origjinale.
Bëhet fjalë për 315 përgjime, të cilat janë pjesë e dëshmive.
Avokatët i kundërshtan edhe ekspertizat për dëmet e autostradës që arrijnë shumën prej 155 milionë euro.
Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, përsëri, vuri re se mbrojtja kishte paraqitur këto kundërshtime kur aktakuza u vlerësua dhe tani është faza e gjykimit dhe se nuk ka nevojë për ripërsëritje.
Ajo theksoi se mbrojtja kishte dhe ende ka mundësi për dëgjimin e përgjimeve para se ato të jepen si dëshmi.
Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar kërkesë tjetër që të mos pranohen SMS porositë si dëshmi./Telegrafi/