Site icon Telegrafi

Ka filluar gjykimi i Gruevskit në prani të dy kamerave

Është duke u zhvilluar gjykimi për lëndën ”Dhuna në Qendër”, ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kësaj radhe seanca është duke u inçizuar me dy videokamera, pasi që ashtu ka kërkuar mbrojtja e Gruevskit. Kërkesa tjetër e palës mbrojtëse është nënshkrimi i procesverbaleve të mëhershme kur seancat janë mbajtur në aspekt kompjuterik.

Në seancë është i pranishëm edhe ish-kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski./Telegrafi/

Exit mobile version