Ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare të drejtpërdrejtë në bujqësi, e projektuar gjithsej në 160 milionë euro, kumtoi sot ministri resorë Ljupço Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të gjitha pengesat që e ndalojnë procesin janë anashkaluar, kurse është zgjidhur, tha, edhe problemi me softverin për aplikim, njofton AIM.
Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave është 30 shtatori. Ministri u bëri thirrje të gjithë bujqve të aplikojnë për subvencionet për prodhimin vjetor si dhe janë krijuar kushtet për fillimin e procesit të aplikimit.
Të gjithë të interesuar mund të konkurrojnë vetë, në mënyrë elektronike, përmes E-kërkesave në faqen e Agjencisë për financim.
Ai poashtu shpjegoi se për ndihmë rreth aplikimit, fermerët, mund të shfrytëzojnë edhe shërbimet e Agjencisë për ngritjen dhe zhvillimin e bujqësisë. /Telegrafi/