Gjatë një debati të ashpër me Drilonin, Xheneta ka hedhur me nervozizëm proteinat që ai përdor.
Por, teksa ka kaluar drejt krevatit të saj, pa dashje ka rrëzuar një nga shishet, duke shkaktuar derdhjen e saj.
Pas isutiata eskaloi në debat të ashpër, Xuxi i është afruar Xhenetës për të diskutuar.
Ngjarja ka sjellë një diskutim mes Xhenetës dhe Xuxit, i cili e ka kritikuar atë për veprimin e saj ndaj Drilonit, duke theksuar se nuk ishte e drejtë t’i thyente pakot e proteinave.
“Çfarëdo që mund t’i thuash, por nuk duhet t’i thyesh proteinat,” ka deklaruar Xuxi, duke u përpjekur ta këshillojë Xhenetën për të ruajtur qetësinë.
Nga ana tjetër, Xheneta ka këmbëngulur se kishte të drejtë.
Ajo ka shpjeguar se Driloni prej dy javësh e ka shqetësuar dhe se e kishte paralajmëruar për një reagim të tillë. “E paralajmërova për atë që ndodhi mbrëmë”, është shprehur ajo. /Telegrafi/