Site icon Telegrafi

A ka bërë ndonjë punë të mirë qeveria Mustafa sipas Vjosa Osmanit? (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se koalicioni qeverisës PDK- LDK kanë “kontribuar” që të vijmë në këtë situatë që kemi ardhur.

Ajo ka shtuar se mangësia më e madhe e kësaj qeverisje është mungesa e bashkëpunimit.

“Mangësia më e madhe e kësaj qeverisje ka qenë mungesa e bashkëpunimit dhe gatishmërisë për unitet politik apo së paku për dialog politik për çështjet e interesit nacional. Kosova është një vend i vogël dhe nuk mundet të mendojë se çështjet e mëdha mundet ti shtyjë përpara nëse nuk arrin një pajtim politik”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se këtë e kemi dëshmuar kur qeveria nuk arriti të krijojë një lloj kontakti me opozitën pavarësisht inateve që u krijuan pas prishjes së VLAN-it.

“Është dashur të krijohen kontakte normale me VV, AAK e Nisma-n siç i kemi pasur më parë, sidomos në procesin e integrimit evropian , dialogun Kosovë- Serbi dhe çështje që kërkojnë ratifikimin e 2/3 duhet ti njoftosh njerëzit. Psh: Kur është negociuar gjykata speciale mandatin e kaluar qeveria e kaluar vazhdimisht merrte edhe anëtarët e opozitës me vete. Dhe unë kur propozova një gjë të tillë për këtë mandat u thirr një mbledhje e Grupit Parlamentar, dhe më thanë që nuk bënë me fol më për vrasjet politike, për Gjykatën Speciale”, tha Osmani në emisionin “Komiteti” në RTK./Telegrafi/

Exit mobile version