Telegrafi

Ka bashkuar tre kontejnerë dhe ka ndërtuar shtëpinë e ëndrrave (Foto)

Riciklimi viteve të fundit është bërë shumë i popullarizuar, por ky trend është fokusuar edhe në ndërtimtari, ku dizajnerët dhe arkitektët prej materialeve të ndryshme të vjetra janë duke bërë gjëra të reja.

Shembulli më i mirë i kësaj është kjo shtëpi moderne, që përbëhet nga tre kontejnerë transportues. Për ndërtimin e saj janë përdorur materiale ekologjike që mund të riciklohen, transmeton Telegrafi.

Shtëpia është e pajisur me një sistem të veçantë për mbledhjen e shiut të cilin e transformon në ujë të pijshëm.

Shpenzimi i energjisë elektrike është për 50 për qind më i vogël sesa në shtëpitë e tjera moderne, kurse pjesa e brendshme është e hapur dhe ka ndriçim të mjaftueshëm natyral, pasi edhe është e ndërtuar me të bardhë dhe ka një stil skandinav.

Në katin e parë gjendet trapezaria dhe kuzhina, kurse muret në masë të madhe janë të zëvendësuar me dritare që lidhin pjesën e brendshme të shtëpisë me atë të jashtme. /Telegrafi/