Komuna e Bursës ndihmon Hasanbegun me makineri pastrimi, si dhe me një ekip prej 12 personash, të cilët do të bëjnë pastrimin e rrugëve dhe shtëpive në rajonet e përmbytura. Bëhet fjalë për makineri bashkëkohore e cila do të ndihmon shumë në sanimin e dëmeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kur morëm vesh se këtu ka nevojë për mjete për pastrim dhe makineri pastruese, u nisëm me makineritë në rrugë dhe pa kaluar 24 orë makinat erdhën këtu. Për momentin këtu ka 3 kamionë zjarrfikës, 1 buldozer dhe 21 pompa uji, dhe që nesër në mëngjes do të fillojmë të punojmë”, është shprehur përfaqësuesi i komunës së Bursës, Reshat Çimsoken.
“Ka arritur një ekip zjarrfikësish nga qyteti i Bursës me ekipe të cilat kanë ekipe të cilët kanë makineri bashkëkohore për të pastruar rrugët për të pastruar baltën, gjithashtu edhe një makineri e cila u përshtatet nevojave të qytetarëve me të cilën ato ballafaqohen pas vërshimeve të fundit të cilët e kapluan popullatën e kësaj zone”, është shprehur zëvendëskryeministri Arbër Ademi, i cili bashkë me qytetarë të shumtë kishte dalë për ti pritur ekipet nga Turqia./Telegrafi/