Telegrafi

Ka ardhur BMW Seria 2 Coupe e re

Brezi i ri i BMW Seria 2 Coupe arrin me dimensione relativisht kompakte dhe një dizajn pak më konservator krahasuar me Coupe të tjera.

Dhe ndërsa shumë do të mirëpresin mungesën e “veshkave” të mëdha në grilën e përparme, të cilat janë bërë një markë tregtare e gjeneratës së fundit BMW, disa do të zhgënjehen nga mungesa e një transmetimi manual.

Gjegjësisht, të tre versionet – 220i, M240i xDrive dhe 220d, do të dorëzohen me transmetim automatik me 8 shpejtësi si standard.

Nga ana tjetër, tifozët do të jenë të kënaqur të mësojnë se Series 2 Coupe i ri në versionet themelore ka fuqi vetëm te rrotat e pasme.

Brendësia është e veçantë, si BMW, me dy ekrane digjitale dhe një numër më të vogël të kontrolleve fizike konvencionale.

Dizajni është i reduktuar, tipik gjerman, pa detaje të panevojshme.

Motori me benzinë i 220i nën kapak ka një motor turbo 4-cilindër 2.0 me 184 kuaj/fuqi (135 kW) dhe 300 Nm.

Fuqia, siç u tha, transmetohet në rrotat e pasme përmes një transmetimi automatik me 8 shpejtësi, dhe vetura përshpejton nga 0-100 km / orë në 7.5 s.

Shpejtësia maksimale është 236 km / orë.

Versioni më i fuqishëm i M240i xDrive mundësohet nga një motor 6 cilindra 3.0 litra që prodhon 374 kuaj/fuqi (275 kW) dhe 500 Nm.

Ky model ka fuqi në të gjitha rrotat, dhe përshpejtimi nga 0 në 100 km / orë arrihet në 4.3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e veturës është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km / orë.

BMW gjithashtu do t’u ofrojë klientëve Serinë 2 Coupe të ri një version dizel – 220d. Është një turbo-dizel me 4 cilindra me një vëllim prej 2.0 litrash, me teknologji “hibride të lehta” 48 volt.

Është veturë me fuqi në rrotat e pasme dhe vetura ka 190 kuaj fuqi (140 kW) dhe 400 Nm.

Arrin nga 0 në 100 km / orë për 6.9 sekonda para se të zhvillojë një shpejtësi maksimale prej 237 km / orë.

BMW 2 Series Coupe do të prodhohet në Meksikë dhe do të mbërrijë në dyqanet evropiane në fillim të vitit 2022.

Çmimi në Gjermani fillon nga 39,700 euro, që është çmimi i BMW 220i, dhe mbi 42,800 euro për 220d, dhe 56,000 euro, që është çmimi i M240i xDrive më të lirë. /Telegrafi/