“Ka ardhmëri” ka përshëndetur vendimin e BDI-së për pjesëmarrje në Qeverinë e re të Maqedonisë, e cila do të udhëqihet nga LSDM. Ata thonë se, i dënojnë politikat destruktive të OBRM-PDUKM-së të cilat sipas tyre janë të mbështetura nga një agjendë e korruptuar mediatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I bëjmë thirrje Zoran Zaevit me partitë në koalicion që prej ditë së hënë të konsolidojë shumicën parlamentare dhe të formojë qeverinë e re në afat sa më të shkurtë të mundshëm. Njëra nga detyrat e parlamentit përveç formimit të qeverisë duhet të jetë edhe të sjellë procedurë për largim të personit Gjorge Ivanov nga pozicioni i presidentit”, thuhet në kumtesën e “Ka ardhmëri”.
Ata i përshëndetin hapat e Bashkimit Evropian, veçanërisht të Gjermanisë, si dhe të SHBA-ve dhe NATO-s për angazhimin e tyre për të gjetur zgjidhje që të dilet nga kriza politike./Telegrafi/