Site icon Telegrafi

Ka apo nuk ka kundërkandidat për kreun e FFK-së, Agim Ademit nuk i pengon fare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka folur për zgjedhjet e reja që do të mbahen për të parin e kësaj federate të caktuara të mbahen më datën 6 prill.

Vet Ademi është kandidat për një tjetër mandat në krye të kësaj federate derisa për kundërkandidat do të ketë djalin e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrrin, por që kandidatura e tij do të konfirmohet të hënën nëse është valide ose jo.

Lexo po ashtu Kreu i FFK-së thotë se Ahmeti është larguar për arsyet e tij, për Salihun nuk preferon të flet

Duke folur rreth mundësisë që ai të ketë kundërkandidat në këtë garë, Ademi në emisionin “AS” në RTK ka deklaruar:

“Nëse ka kundërkandidat është ok, nëse nuk ka është edhe më ok sepse do të isha kandidat i vetëm”, ka thënë Ademi.

Ai gjithashtu ka treguar se në ditën kur Vokrri ka dorëzuar nënshkrimet, ishte në zyrën e tij por që nuk është takuar me atë. /kp/

Exit mobile version