Se sa dezinfektues po qarkullojnë nëpër Hasanbeg nuk e din as koordinatori i shtabit të krizës për Hasanbegun, Safet Neziri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Nezirit nuk ka ndarje dhe padrejtësi në terren dhe ekipet punojnë pa hile.
“Sipas nevojës shtabi i krizës rregullisht mban mbledhje, dhe sipas nevojës ne do të duhet të angazhojmë edhe ekipe shtesë nga qendra e shëndetit publik që të mund të dezinfektohet, tash për momentin dezinfektimi është duke u zhvilluar me sukses. Nuk mund të flas për numër pasi që numri është variabël”, ka deklaruar për mediat Neziri.
Në kundërshtim me deklaratën e Nezirit, janë deklaratat e banorëve të Hasanbegut të cilët thonë që është dita e pestë që janë në pritje të ekipeve të dezinfektimit.
Banorët po ashtu kanë njoftuar që sot deri në orën 17 asnjë nga ekipet për dezinfektim nuk i ka vizituar./Telegrafi/