Site icon Telegrafi

“Ka 32 vjet që nuk kam parë diçka të tillë!”: Momenti kur zhytësi ‘nxirret nga kutia mbrojtëse’ pasi ajo goditet nga një peshkaqen gjigant

E keni pyetur ndonjëherë veten se si duhet të ndihesh të jesh në centimetra oqean larg nga një peshkaqen i madh i bardhë, ndërsa ai ecën në drejtimin tënd me gjithë fuqinë e tij?

Sidoqoftë, kjo ishte situata në të cilën u gjend një zhytës pasi u gjend në ujëra në një kafaz të vogël, kur u detyrua të notonte për të shpëtuar nga grabitqari i fuqishëm.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burri është pak nën sipërfaqen e oqeanit në “kutinë e tejdukshme” ndërsa një peshkaqen i bardhë sillet rreth tij.

Ai fillimisht “trokiti” në murin e kafazit për të provuar të tërhiqte vëmendjen e peshkaqenit, përpara se situata të përshkallëzohet përtej pritshmërive të kujtdo.

Duke folur në CNN, Jeff Kurr, producenti dhe regjisori i Shark Week, kujtoi se ishte në një varkë aty pranë kur ndodhi incidenti i tmerrshëm, duke thënë: “Është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Kam 32 vjet që bëj Shark Week, nuk kam parë kurrë diçka të tillë, një takim të tillë’.

Jeff zbuloi se zhytësi ka shpëtuar me vetëm “një gërvishtje” – me producentin që tha se gërvishtja e lehtë ishte “e pabesueshme”, pasi u ndoq nga “një peshkaqen kaq i madh që po vinte kaq shpejt me një gojë të hapur”. /Telegrafi/

Exit mobile version