K-Albo e ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.
Kënga mban titullin “Kom shok” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e Milot Ramadanit (emri i vërtetë i artistit).
Dueti me Agon Amigën, “Allo ti bruda”, është ndër realizimet më të fundit të reperit nga Gjilani.
Gjatë vitit të kaluar, K-Albo solli disa projekte muzikore që u pritën mirë nga fansat e muzikës së tij.
“Vet” ishte kënga që bëri më së shumti bujë, duke qenë se ishte ‘diss’ për disa reperë të skenës sonë. /Telegrafi/