Juventusi thuhet se është i interesuar në transferimin e Alessandro Florenzit nga Roma.
Kapiteni i Giallorossëve thuhet se dëshiron të largohet nga Olimpico, pasi nuk është i lumtur.
28-vjeçari ka luajtur në vetëm tetë ndeshje në këtë sezon, andaj dëshiron të largohet nga romakët qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër ka shprehur interesim për transferimin e Florenzit.
Mirëpo, Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin te rivali më i madh në ligë, por e gjitha do të varet nga dëshira e mbrojtësit.
Në garë për transferimin e mbrojtësit janë edhe skuadrat si, Milani, Interi, Sampdoria, Cagliari dhe Fiorentina, derisa Roma kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/