Kampioni aktual i Italisë, Juventus, është duke tentuar një shkëmbim të bujshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
Fjala është për mesfushorin francez Corentin Tolisso i cili po shkëlqen me fanellën e Lyonit.
‘Zonja e Vjetër’, është duke tentuar ta shkëmbejë Tolisson duke i ofruar Lyonit mesfushorin Mario Leminan.
Tolisso 22-vjeçar ka rritur vlerën e tij me paraqitjet në Ligën e Kampionëve dhe në Ligue 1.
Sipas mediave franceze, ‘Zonja e Vjetër’, po tenton të ofrojë 15 milionë euro dhe Leminan për ta transferuar Tolisson. /Telegrafi/