Site icon Telegrafi

Juventusi ia tregon Unitedit çmimin e Mandzukicit

Juventus nuk mund ta shesë Mario Mandzukic te Manchester United për shumën nën 5.3 milionë euro, pasi duan t’i marrin së paku 15 milionë euro nga shitja e tij.

Sulmuesi kroat nuk është pjesë e skuadrës së Ligës së Kampionëve ose Serie A, pasi ai është në pritje të largimit të tij, derisa kalimi në Katar i dështoi në këtë verë.

Djajtë e Kuq duan ta transferojnë Mandzukicin në afatin kalimtar të janarit, por janë duke e vlerësuar çmimin e tij prej 15 milionë euro.

Sipas gazetës Corriere di Torino, një analizë e llogarive të botuara të Juventusit tregon se kroati duhet të shitet për të paktën 5.3 milionë euro për të shmangur atë si një transferim i lirë.

Sarri planifikon largimin e katër lojtarëve për t’ia kursyer klubit 250 milionë euro
Lexo po ashtu Sarri planifikon largimin e katër lojtarëve për t’ia kursyer klubit 250 milionë euro

Natyrisht, Bianconerët do të preferonin të fitonte akoma nga një lojtar, i cili është 33 vjeç dhe nën kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Mattia Perin është në një situatë të ngjashme dhe kostoja e tij në bilanc është e regjistruar në 10.6 milionë euro, kështu që portieri ka të ngjarë të dërgohet në huazim. /Telegrafi/

Exit mobile version