Telegrafi

Juventusi fitoi derbin ndaj Torinos, por humbi Higuainin dhe Barnardeschin shkaku i lëndimeve

Higuain (Getty Images)

Juventusi mundi Torinoin me rezultat minila 1-0, por i humbi të dy lojtarët, Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi shkaku i lëndimeve të pësuara.

Bardhezinjtë fituan Derby della Mole pavarësisht se u tkurrën nga pengesa të ndryshme dhe patën vështirësi të mëdha në ndeshje.

Lexo po ashtu Juventusi fiton derbin lokal ndaj Torinos, rikthehet në pozitën e parë (Video)

Trajneri Massimiliano Allegri humbi Higuainin pas vetëm 15 minutash, pasi ai u rrëzua pas një përplasjeje të hershme me Salvatore Sirigu dhe çuditshëm mbeti i dëmtuar.

Sipas raporteve fillestare, Higuain ka pësuar vetëm një tronditje në kyçin e këmbës sesa një shtrembërim dhe për këtë lëndimi mund të shërohet në shpejtë.

 Higuain ndjeu dhimbje të mëdha pas përplasjes (Getty Images)

Bernardeschi e zëvendësoi atë dhe siguroi asistimin për golin vendimtar të Alex Sandros, por ai gjithashtu u lëndua gjatë një përplasje në minutat e fundit.

Bernardeschi ishte i pafat, hyri si zëvendësues, por nuk arriti ta përfundoj ndeshjen! (Getty Images)

Mediumi italiani Sky Sport Italia raporton se gjuri i tij është stër-zgjatur në një përplasje me Tomas Rincon dhe ai vendosi akull në momentin kur u largua nga fusha.

Kishte të paktën një lajm të mirë nga stafi mjekësor i Juventusit, pasi Paulo Dybala bëri rikthimin e tij për gjysmë ore të fundit të ndeshjes, ndërsa ekzaminimet shtesë priten të bëhet sot (e diel) më vonë ose gjatë të hënës. /Telegrafi/