Telegrafi

Juventusi merr një lajm të keq për Chiellinin

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini do të mungoj tre javë si pasojë e një lëndimi në kofshë.

Mbrojtësi italian pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Empolit dhe këtë lajm e ka konfirmuar vetë ”Zonja e Vjetër”.

”Në ndeshjen kundër Empolit, Chiellini pësoi lëndim në kofshë dhe ai do të mungoj 20 ditë”, shkruhet në faqen zyrtare të Juventusit.
Në këtë mënyrë, 31-vjeçari do të humbas takimet kundër Milanit, Palermos dhe Lazios. /Telegrafi/