Telegrafi

Juventusit do t’i largohen edhe dy mbrojtës

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka shkruar një artikull në lidhje me të ardhmen e Juventusit.

Lamtumira e Leonardo Bonucci ka lënë shenjë në ambientin bardhezi, humbja në finalen e Ligës së Kampionëve akoma më shumë.

Por, duket se edhe dy futbollistë të tjerë mund të largohen gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Telegrafi.

Stephan Lichsteiner dhe Alex Sandro pritet të largohen gjatë afatit kalimtar të verës me destinacion Ligën Premier.

I pari 33-vjeç po kërkohet prej disa skuadrave mesatare angleze duke përfshirë edhe Bournemouthin ndërsa braziliani Sandro është tash e sa kohë në radarin e Chelseat.

Mbetet të shihet nëse edhe kjo dyshe e mbrojtjes së çeliktë të kampionit italian do të largohet prej Juves. /Telegrafi/