Juventusi ka shënuar fitore si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ e nisi më mirë takimin, ku në minutën e pestë Weston McKennie kishte rast, por nuk arriti të shënojë.
Torino u kundërpërgjigj me rastet e Sasa Lukic dhe Rolando Mondragora, por as këta dy nuk ishin të saktë.
Pjesa e dytë i takoi Juventusit, që kishte raste më të mira për të shënuar.
HT | ⌛️ | Even in the derby at the break. #ToroJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/4htAD6iGX1
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 2, 2021
Në minutën e 53-të, Alex Sandro gjuan bukur me kokë, por portieri vendas ishte në vend, duke bërë pritje të madhe.
Juan Cuadrado pas tre minutash po ashtu e testoi portierin e Torinos, por ai sërish ishte në vend.
85’ | 🕰 | Inside the final 5 minutes of the derby, let's keep pushing for that goal!#ToroJuve [0-0] #ForzaJuve pic.twitter.com/mTYszWI2nr
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 2, 2021
Ndeshja shkonte drejt fundit dhe Juventusi shtonte presionin, ku edhe u shpërblye.
Manuel Locatelli gjeti rrjetën në minutën e 86-të me një goditje të bukura nga jashtë zonës për 1-0.
https://twitter.com/juve_canal/status/1444359076889124874
Pas golit Juve ka mundu të shënojë edhe një herë, por goditja e Dejan Kulusevskit në kohën shtesë u ndal në shtyllë.
Juventusi vazhdon ngjitjen në Serie A, ku kjo ishte fitorja e tretë më radhë, ndërsa me 11 pikë aktualisht janë në vendin e 8-të në renditje. /Telegrafi/