Juventusi raportohet se është lodhur nga pritja e një përgjigje nga ana e Adrien Rabiot dhe tashmë kanë kthyer vëmendjen tek Khephren Thuram i cili aktivizohet në radhët e Nice në Francë.
Rabiot është në të njëjtën situatë si një vit më parë, me kontratën e tij që skadon më 30 qershor dhe ai po vlerëson të gjitha opsionet e tij para se të marrë vendimin përfundimtar.
Teksa verën e kaluar ai u pajtua eventualisht që të nënshkruaj një kontratë një vjeçare në Turin, ata duhet ta nisnin nga zeroja dhe Juventusi nuk është aq i përgatitur të presë gjatë pasi tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që raporton gazetari italian Alfredo Pedulla, nëna e Rabiotit po kërkon një komision dhe një pagë neto prej nëntë milionë eurosh, kushte këto me të cilat asesi nuk po pajtohet “Zonja e Vjetër”.
Real Madridi tashmë po eksploron mundësinë e transferimit të Rabiot, kështu që “Bianconerët” janë të gatshëm të shikojnë diku tjetër.
Sportitalia nënvizon se objektivi i tyre kryesor do të jetë Thuram, vëllau i vogël i sulmuesit të Interit, Marcus, kontrata e të cilit me Nice skadon në qershor të vitit 2025.
Khephren ka lindur në Itali kur babai i tij Lilian po luante për Parmën në mars të vitit 2001, disa javë para transferimit te Juventusi.
Një produkt i akademisë së Monacos, Thuram është vetëm 23-vjeçar teksa numëron një paraqitje për ekipin e parë të Francës./Telegrafi/