Site icon Telegrafi

Juventusi pas Mac Allister, babai i yllit argjentinas flet për interesimin e Zonjës së Vjetër

Alexis Mac Allister ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të Argjentinës në Kupën e Botës, ku me paraqitjet e tij ndihmoi në triumf.

Ai aktualisht luan te Brighton në Ligën Premier, por Juventusi është klubi që ka shfaqur interesim për të së fundmi.

Mac Allister nuk ishte projektuar titullar nga tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni, por ia doli ta fitonte vendin e tij dhe tashmë rreth tij janë të shumta klubet që e kërkojnë.

Për interesimin e Juventus dhe jo vetëm, foli babai i tij Carlosi, i cili theksoi se Mac Allister ndihet mirë edhe në Angli ndërsa shtoi se nuk mund të japë një vlerë për kartonin e djalit të tij.

“Juventus është një klub i madh dhe një nga më prestigjiozët në botë. Ajo që mund të them për momentin është fakti se do të ulemi së bashku me klubin e Brighton dhe do të analizojmë propozimet, pastaj do të diskutojmë të ardhmen e Mac Allister”.

“Për momentin Mac Allister ndjehet mirë në Angli dhe i është falënderues Brightonit, ndërsa ende nuk mund të flasim për çmimin. Gjithashtu, nuk mund të zbuloj edhe cili klub na ka kontaktuar, nuk mund të jap informacione sepse mund të prishin negociatat aktuale apo ato së të ardhmes”, ka thënë Carlo Mac Allister, babai i yllit argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version