Telegrafi

Juventusit i kthehen në stërvitje shumica e lojtarëve të dëmtuar

Juventus . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Leonardo Spinazzola kanë rifilluan stërvitjet me skuadrën e Juventusit, ndërsa Cristiano Ronaldo shpreson të shërohet për ndeshjen e parë me Ajaxin.

Bardhezinjtë mundën Cagliari 2-0 të martën mbrëma, pavarësisht mungesave të shumta, që ishin nëntë lojtarëve të ekipit të parë.

Në seancën e sotme përpara ndeshjes me Milanin, Max Allegri ishte në gjendje të llogarisë në Dybalan, Mandzukicin dhe Spinazzolan.

Foto: Juventus/Twitter

Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado po ashtu po punojnë me pjesën tjetër të skuadrës tani pas pushimeve të gjata.

Ronaldo po punon vazhdimisht në palestër dhe për t’u rikuperuar nga tendosja muskulore që vuajti me Portugalinë.

Qëllimi është që të kthehet me kohë për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajax më 16 prill.

Martin Caceres, Andrea Barzagli dhe Ronaldo nuk do të marrin pjesë në ndeshjen me Milan këtë fundjavë. /Telegrafi/