Telegrafi

Juventusi zyrtarizon Milikun si transferim afatgjatë

(Foto: Getty Images)

Juventusi ka konfirmuar transferimin afatgjatë të Arkadiusz Milik nga Marseille, i cili në edicionin e kaluar ishte në Allianz Stadium si huazim.

Polaku iu bashkua Zonjës së Vjetër në verën e vitit 2022 në formë huazimi me opsion blerjeje, por pa detyrim.

Bianconerët tash kanë arritur marrëveshje me klubin francez për ta blerë kartonin e tij për 6.3 milionë euro (që do të paguhet në periudhë trevjeçare) si edhe shtesa prej 1.1 milion eurosh.

 

Në sezonin e që mbaroi, Milik regjistroi 39 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Lexo po ashtu Juventusi e ka finalizuar marrëveshjen për Milik

Në faqen zyrtare të klubin është publikuar njoftimi i transferimit, në të cilin thuhet se sulmuesi tashmë është një bianconer i plotë. /Telegrafi/