Telegrafi

Juventusi zgjedh Batshuayin

Gjiganti italian ka bërë zgjedhjen e saj për sulmin, me Michy Batshuayin, si i preferuar për të zëvendësuar Moratan.  

Faqja e sotme e Corriere dello Sport, insiston se Juve kanë zgjedhur trashëgimtarin e Alvaro Moratas, i cili u kthye në Real Madrid për 30 milionë.

Sipas kësaj gazeta italiane, Juventus janë të gatshëm të paguajnë shifrën e njëjtë prej 30 milionë euro për sulmuesin e Olympique Marseille, Michy Batshuayi.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Kjo pasi, pas një seri opsionesh që janë konsideruar, Batshuayi është shfaqur si zgjedhja e parë për trajnerin Max Allegri dhe drejtorin sportiv Beppe Morata.

Batshuayi besohet të jetë një partner ideal për Paulo Dybala dhe është futbollist premtues pasi mosha e tij është e re dhe cilësohet të jetë një investim afatgjatë. /Telegrafi/