Site icon Telegrafi

Juventusi vuan, por fiton në derbin ndaj Romës

Foto: Juventus FC/Twitter

Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Romës në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me anë të Moise Kean, me Rodrigo Bentancur që ishte asistuesi.

Roma kishte mundësin që t’i barazonte shifrat, por Jordan Veretout dështoi të shënonte nga penalltia në të 44-në minutë.

Në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja anët, por që u mungoi efikasiteti.

Roma kërkoi penallti në minutën e 57-të për një ndërhyrje të Giorgio Chiellinit në Lorenzo Pellegrinin, por që VAR-i sinjalizoi se nuk kishte një gjë të tillë.

Loja më pas vazhdoi, me Giallorossët që krijuan një shans me anë të Matias Vina (73’), por nuk arriti të mposhte portierin.

Pas javës së tetë, Juventusi gjendet në vendin e shtatë me 14 pikë, një më pak se Roma që është në të katërtin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version