Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Juventusit.
Gjigandët spanjollë janë të përgatitur të lejojnë 27-vjeçarin të largohet nga klubi nëse drejt tyre vjen një ofertë prej 50 milionë eurosh.
Klubet angleze kanë qenë më të lidhura me një transferim të tij, por së fundmi garës i është shtuar edhe klubi italian, Juventusi.
Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi ka identifikuar mesfushorin e Atletico Madridit si një transferim i mundshëm i verës.
Sidoqoftë, Juventusi po planifikon të provojë vendosmërinë e Atleticos duke përfshirë në ofertë edhe lojtarë.
Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa fliten si lojtarët që mund të futen në ndonjë marrëveshje të mundshme për të ulur çmimin e mesfushorit. /Telegrafi/