Mbrojtësi brazilian i Bayern Leverkusenit, Wendell ka përfunduar në radarin e klubit italian, Juventusit.
Juventusi është në krizë për mbrojtës të krahëve pasi lëndimit të Alex Sandros, Mattia De Sciglios dhe Danilos.
Klubi italian gjithashtu vendosi të huazojë Luca Pellegrinin te Cagliari, ndërsa tani ka hasur në krizë për mbrojtës dhe është në kërkim për një emër të ri.
Sipas mediumit italian Calciomercato, mbrojtësi i majtë i Leverkusenit, Wendell është subjekt i interesimit të Juventusit.
Kontrata aktuale e 26-vjeçarit në Bay Arena skadon në vitin 2021, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.
Wendell është paraqitur në pesë ndeshje të Bundesligës për Leverkusen këtë sezon. /Telegrafi/