Juventusi thuhet se nuk është i gatshëm të shesë Andrea Cambiason këtë muaj, megjithëse një ofertë mbi 50 milionë euro do t’i bindte bardhezinjtë të hapnin bisedimet me Manchester Cityn.
Italiani Cambiaso është shfaqur si objektiv i Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i gjithanshëm është një titullar i rregullt nën drejtimin e Thiago Mottas edhe nëse ai ka pasur vështirësi për të luajtur javët e fundit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që e ka detyruar të luajë nën injeksione kundër dhimbjeve.
Il Manchester City mette Cambiaso nel suo mirino: la Juventus lo valuta almeno 50 milioni di euro [📰 Tuttosport]https://t.co/VuZnk78M0x
— GOAL Italia (@GoalItalia) January 16, 2025
Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi nuk është i gatshëm të dëgjojë ofertat për 24-vjeçarin këtë muaj, por Bianconerët mund të ndryshojnë mendje me një ofertë prej të paktën 50 milionë euro.
Juventusi ka sjellë së fundmi përforcime në mbrojtje duke nënshkruar me mbrojtësin portugez Alberto Costa, por ende ka nevojë për të paktën një nënshkrim tjetër për të zëvendësuar qendërmbrojtësin e dëmtuar Gleison Bremer.
Cambiaso ka dy gola dhe dy asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, dhe kontrata e tij në Allianz Stadium skadon në qershor 2029. /Telegrafi/