Site icon Telegrafi

Juventusi i vendos çmimin Kulusesvkit, klube si Tottenham, Arsenal dhe Bayern Munich pas tij

Anësori i Juventusit, Dejan Kulusevski, mund të shitet në janar nëse ndonjë klub vjen me një ofert rreth 35 deri 40 milionë euro, me Tottenham, Arsenal dhe Bayern Munich që janë pretendentët kryesorë.

Suedez u ble nga Atalanta në janar të vitit 2020 për 35 milionë euro plus 9 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet.

Ai mbeti në huazim te Parma për gjashtë muaj të tjerë, por që atëherë ka luftuar për formacionin me trajner si Andrea Pirlos dhe Max Allegrit.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Bianconerët do të jenë të përgatitur të shesin në afatin kalimtar të janarit për një minimum prej 35-40 milionë euro.

Tottenham do të ishte destinacioni më i mundshëm, veçanërisht pasi ishte drejtori aktual sportiv i Spurs, Fabio Paratici, i cili negocioi dhe arriti marrëveshjen kur ai punonte për Juventusin.

Arsenali dhe Bayern Munich janë gjithashtu të interesuar dhe mbeten admirues të suedezit, i cili është vetëm 21 vjeç.

Ai ka bërë 21 paraqitje për klubin këtë sezon, ku ka një gol dhe tre asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version