Telegrafi

Juventusi i vendos çmimin e largimit mbrojtësit De Ligt

Matthijs de Ligt nuk është më i paprekshëm te Juventusi, pasi drejtuesit e klubit thuhet se tashmë i kanë vendosur çmimin e largimit.

De Ligt është njëri nga mbrojtësit më perspektiv në Evropë, por paraqitjet e tij te Juventusi nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e dëshiruar.

Megjithatë, klubet evropiane, e në veçanti Barcelona, janë të etura për ta transferuar holandezin, i cili gjithashtu është pro një largimi nga Torino.

Lexo po ashtu Raiola dëshiron ta transferojë De Ligtin te Barcelona

De Ligt thuhet se është “pozicionuar për t’u larguar” nga Torino dhe agjenti i tij, Mino Raiola po shtyn për një marrëveshje me Barcelonën.

Sipas gazetës La Republicca, Juventusi ka vendosur një çmim prej 65 milionë eurosh për De Ligt, i cili shihet si ‘nënshkrimi i ëndrrave’ për menaxherin e Barcelonës, Xavi.

Lexo po ashtu Barcelona mund të përfitojë nga një klauzolë e veçantë e vënë nga Raiola për De Ligt

Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë transferimin e 22-vjeçarit holandez, pasi do të ketë konkurrencë të fortë.

Anglezët e Chelseat dhe gjermanët e Bayern Munichut janë gjithashtu në garë për nënshkrimin e De Ligt. /Telegrafi/