Site icon Telegrafi

Juventusi vazhdon me fitore – Dybala, Ronaldo dhe Costa shënojnë gola të bukur në triumfin e radhës

Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Genoas me rezultat 3-1 me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi mirë për Juventusin që kishte rast me Cristiano Ronaldon, por që Mattia Perin shpëtoi një gol të sigurt.

Edhe në fundin e pjesës së parë kjo dyshe kishin punë mes vete me Perin që doli sërish më i suksesshëm.

 

Pjesa e dytë filloi me fytyrë tjerë. Juventusi në rastin e parë të mirë gjeti golin.   Ishte Paolo Dybala që arriti të shënojë një gol të bukur.

Argjentinasi mori topin afër zonës kaloi tre lojtarë të Genoas dhe shënoi për 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Ishte Cristiano Ronaldo që mori një top pothuajse në gjysmën e fushës, u nis drejt portës dhe nga 20 metra me një goditje të fuqishme shënoi për 2-0.

 

Juventusi nuk u ndal edhe pas këtij rezultati.

Douglas Costa që u fut në vend të Federico Bernardeschit shënoi golin e mbrëmjes. Ai goditi nga e djathta duke e lënë të shtangur portierin italian Perin.

 

Krejt çka mundi të bëjë Genoa ishte një gol me Andrea Pinamontin për 3-1.

Zonja e Vjetër e krijon sërish epërsinë prej katër pikësh me Lazios, pasi tani ka 72 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version