Juventusi ka fituar në “San Siro” derbin ndaj Milanit me rezultat 3-1, duke ua shkaktuar humbjen e parë sezonale kuqezinjve.
Ndeshja e vlefshme e javës së 16-të nisi më mirë për Zonjën e Vjetër që kishte më shumë nga loja,
Fillimisht Federico Chiesa qëlloi shtyllën në minutën e 16-të, që ishte një paralajmërim se golin ishte rrotull.
Pas vetëm dy minutash, Juventusi gjen golin pas një aksioni të bukur të Paulo Dybalas dhe Chiesas, ku ky i fundit shënoi për 1-0.
Gol de Juventus 1-0 ⚽ (Chiesa) pic.twitter.com/xuTNeDoeuj
— ????? ? ?? (@jeikohabbo) January 6, 2021
Edhe pse kishte raste nga të dy skuadrat, goli i dytë erdhi në minutën e 41-të.
Një kundërsulm i bukur i Milanit u kthye në gola nga Davide Calabria (1-1), rezultatet me të cilën u mbyll edhe pjesa e parë.
Calabria’s goal pic.twitter.com/4pbSF7cmF2
— ?19 (@semo33xx) January 6, 2021
Me të filluar pjesa e dytë të dy skuadrat kishin nga një rast, fillimisht Milani me Diego Dalot, pastaj Juventusi me Aaron Ramsey, por të dy nuk arritën të shënonin.
Juventusi e ktheu epërsinë në minutën e 62-të të ndeshjes, kur përsëri Dybala dhe Chiesa bashkëvepruan.
Italiani gjuajti bukur për të mposhtur Gigi Donnaruman për 2-1.
Chiesa with his second ⚽ tonight
Juve’s best player so far
Milan 2-1 down? with 22 mins left
pic.twitter.com/57SS4PyFfp— SAKA FC (@ItzSairaj) January 6, 2021
Kur pritej Milani të kthehej në lojë, Juventusi filloi të përfitojë nga kudnërsulmet.
Weston McKennie kishte rast të mirë në minutën e 72, por portieri ishte në vend.
Vetëm katër minuta më vonë, Zonja e Vjetër gjeti golin e qetësisë.
Dejan Kulusevski me një aksion individual futet në zonë dhe pason për McKennie që shënoi për 3-1.
Weston McKennie with a massive goal for Juve pic.twitter.com/sUmzDAes6B
— MLS Buzz (@MLS_Buzz) January 6, 2021
Deri në fund të dy skuadrat kishin gjysmë raste, por që rrjetet heshtën.
Me këtë fitore Juventusi ngjitet në pozitën e katërt me 30 pikë dhe një ndeshje më pak, shtatë pikë më pak se Milaniqë mbetet lider. /Telegrafi/