Telegrafi

Juventusi udhëheq garën për transferimin e Rose

Danny Rose (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se është duke udhëhequr garën për mbrojtësin e majtë të Tottenhami Hotspur, Danny Rose, me PSG, Schalke 04 dhe Newcastle United të interesuar gjithashtu për të.

Sipas gazetës britanike The Mirror, mbrojtësi anglez ka përfunduar në listën e dëshirave të ish-trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri.

Pas transferimit të Kieran Trippier te Atletico Madridi këtë javë, Juve mund të ia rrëmbej Tottenhamit mbrojtësin e majtë, Rose.

Danny Rose (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Rose është 29-vjeçar dhe ka 27 paraqitje me Anglinë, ndërsa vlerësohet në afërsisht 25 milionë euro.

Ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe sezonin e kaluar siguroi pesë asistime në 37 ndeshje konkurruese për Spurs.

Lexo po ashtu PSG hyn në garë për Danny Rose

Megjithatë, ai ishte lënë jashtë skuadrës së londinezëve për International Champions Cup, në mënyrë që ai të mund të largohet.

Besohet gjithashtu se interes për Rose kanë shfaqur edhe Paris Saint-Germain, Schalke 04 dhe Newcastle United. /Telegrafi/