Derisa Serie A është e suspenduar, Juventusi po mendon për kontratat e reja të lojtarëve.
Zonja e Vjetër thuhet se dëshiron t’u vazhdojë kontratat tre lojtarëve të skuadrës së parë, derisa ato kanë hyrë në muajt e fundit.
Sipas Calciomercatos, Gianuligi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Blaise Matuidi, do t’i rinovojnë ato në ditët e ardhshme.
Treshja e Bianconerëve kanë qenë pjesë kyçe e skuadrës këtë edicion, edhe pse Chiellini pësoi një dëmtim herët në sezon.
Kampioni i Serie A dëshiron t’i mbajë të motivuar lojtarët për pjesën e mbetur të sezonit, duke u ofruar atyre marrëveshje të reja. /Telegrafi/