Juventusi ka arritur me shumë vështirësi që ta mposht në udhëtim Torinon në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e fitoi derbin lokal me rezultat minimal 0-1 edhe pse kishte disa shanse të mira për ta thelluar rezultatin.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse raste nuk munguan, mirëpo lojtarëve u mungoi efikasiteti.
Momenti më kryesor i këtij takimi ishte në minutën e 70-të, atëherë kur Gonzalo Higuain asistoi për Matthijs de Ligt që shënoi golin e parë në fanellën e Juventusit.
Cristiano Ronaldo kishte disa shanse të mira për të realizuar gol, së bashku me sulmuesin argjentinas, por goditjet e tyre i priti mjaftë mirë Salvatore Sirigu.
Juventusi vazhdon të jetë lider i Serie A me 29 pikë edhe pas javës së 11-të, ndërsa në xhiron e 12-të do ta pres Milanin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qCG9IkAv8n0