Juventusi thuhet se do të ketë tri mungesa të rëndësishme në finalen e Coppa Italia kundër Napolit të mërkurën, pasi Gonzalo Higuain, Aaron Ramsey dhe Giorgio Chiellini nuk janë të gatshëm.
Bianconerët arritën në finale të Kupës së Italisë pas barazimit 0-0 në shtëpi, falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në San Siro.
Sa i përket Napolit, ata u mjaftuan nga një barazim 1-1 në shtëpi me Interin, pas fitores minimale 0-1 në udhëtim në ndeshjen e parë.
Finalja e madhe mes tyre është në Olimpico në Romë të mërkurën më 17 qershor, duke filluar nga orën 21.00 me kohën tonë lokale.
Megjithatë, sipas raporteve të fundit, Juventusit do t’i duhet të bëjë akoma pa tre lojtar të rëndësishëm të skuadrës, të cilët janë të lënduar.
Sulmuesi Higuain, mesfushori Ramsey dhe mbrojtësi Chiellini, janë tashmë tre lojtarët që do të mungojnë në finalen e madhe.
Kjo do të thotë që Cristiano Ronaldo mund të përdoret përsëri si qendërsulmues, i mbështetur nga Paulo Dybala dhe Douglas Costa ose Federico Bernardeschi.
Napoli do të jetë pa portierin e pezulluar David Ospina, së bashku me të dëmtuarit Kostas Manolas dhe Stanislav Lobotka. /Telegrafi/