Site icon Telegrafi

Juventusi transferon mbrojtësin e Bayernit

Football - Bayern Munich v FC Barcelona - UEFA Champions League Semi Final Second Leg - Allianz Arena, Munich, Germany - 12/5/15 Barcelona's Lionel Messi with Bayern Munich's Mehdi Benatia, Xabi Alonso and Jeorme Boateng Reuters / Albert Gea - RTX1COGB

Klubi italian ka mbyllur marrëveshjen për nënshkrimin e mbrojtësit të Bayern Munich, Mehdi Benatia.

Sipas mediave italiane, bianconerët kanë qenë të lidhur në mënyrë të vazhdueshme me mbrojtësin maroken këtë verë, me raportet që thonë se këtë javë lojtari ka rënë dakord për të marrë një zvogëlim të të vogël të pagës.

Kjo mundësi, la vetëm dy klubet për të negociuar formulën e transferimit, ku tani agjenti i njohur italian, Gianluca Di Marzio tani raporton nga faqja e tij se një marrëveshje është shumë afër.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Nëse ky veprim shkon deri në fund, atëherë pritet që të jetë një huazim me detyrim blerje, me vlerë të përgjithshme të transferimit të vendosur në 18 milionë euro.

Mehdi Benatia do të bëhet nënshkrimi i tretë i verës për Juventusin, pas ardhjeve të Miralem Pjanic dhe Dani Alves. /Telegrafi/

Exit mobile version