Juventusi thuhet se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar, gjatë ndeshjes ndaj tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, 21-vjeçari është objektivi kryesor i transferimeve të Bianconeri këtë verë.
E përditshmja nga Torino shprehet se nënkryetari Pavel Nedved dhe drejtori sportiv Fabio Paratici do t’i kushtojnë interes të veçantë Aouar gjatë dy takimeve.
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, raportohet se është i hapur për të shitur mesfushorin te Bianconerët dhe këtë e ka thënë para disa ditësh.
Aouar ka bërë 23 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar tre herë dhe duke siguruar sasi të barabartë asistimesh.
Ai mbush 22-vjeç në qershor, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë rreth 40-50 milionë euro. /Telegrafi/