Telegrafi

Juventusi thellon epërsinë ndaj Milanit me golin e McKennie

Juventusi ka shënuar edhe golin e tretë në udhëtim te Milani në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Është mesfushori amerikan, Weston McKennie, i cili ka shënuar për epërsinë 1-3.

Goli i McKennie erdhi në minutën e 76-të të ndeshjes.

Ky gol i amerikanit u shënua pas asistimit të Dejan Kulusevskit. /Telegrafi/