Juventus vazhdon ta vëzhgojë tregun evropian, ndërsa në radar mbeten Jose Luis Gaya dhe Matteo Darmian.
Sipas Tuttosport, mbrojtësit Stephan Lichtsteiner dhe Kwadwo Asamoah, do të largohen, ndërsa edhe Alex Sandro mund ta bëjë këtë zgjedhje.
Leonardo Spinazzola do të rikthehet nga huazimi në Atalanta, ndërsa Tuttosport shkruan se Bianconerët do ta sjellin edhe një lojtar krahu.
Darmian mbetet në krye të listës pasi është italian dhe e njeh kampionatin.
Ai po ashtu mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Gazeta shkruan se mbrojtësi i Manchester United kushton 20 milionë euro.
Në anën tjetër Gaya, kushton nga 25 deri në 30 milionë euro.
Avantazhi i mbrojtësit të Valencias është se ai është 22 vjeç, gjashtë vite më i ri se Darmian. /Telegrafi/