Raportet e medieve italiane sugjerojnë se Juventusi do të takohet me drejtuesit e Bayern Munichut për të diskutuar një marrëveshje për anësorin Douglas Costa.
Sipas Corriere dello Sport, Fabio Paratici dhe Beppe Marotta nga Juventusi duhet të takohen me zyrtarë të klubit bavarez për të diskutuar situatën me Medhi Benatia dhe Kingsley Coman.
Gjatë këtyre negociatave, është raportuar se Bianconerët do të hedhin themelet për negociatat e verës mbi Costan, me të cilin kanë qenë të lidhur me më shumë se disa muaj.
26-vjeçari brazilian ka pasur mungesë të kohës së lojës në këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelottit, me vetëm 14 paraqitje si titullar në Bundesliga, megjithëse ka duruar një seri lëndimesh të lehta.
Çmimi i anësorit brazilian mendohet të jetë rreth 20-25 milionë euro. /Telegrafi/