Juventusi ka udhëtuar për te Maccabi Haifa për të zhvilluar përballjen e tyre të dytë, tani në kuadër të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të zhvillohet në stadiumin “Sammy Ofer Stadium”.
Për këtë sfidë, Maccabi nuk mund të llogarisë në Suf Podgoreanun dhe Mahmoud Jaber që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk do t’i ketë në dispozicion Federico Chiesan, Kaio Jorgen, Paul Pogban dhe Mattia de Sciglion, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet e mundshme:
Maccabi Haifa: Cohen, Goldberg, Batubinsika, Seck, Cornud, Fani, Chery, Muhammad, Sundgren, David, Atzili.
Juventus: Szczesny, Danilo, Bonucci, Bremer, Cuadrado, McKennie, Paredes, Rabiot, Kostic, Vlahovic, Di Maria. /Telegrafi/