Telegrafi

Juventusi synon transferimin e Lingardit në verë

Klubi italian, Juventusi ka etiketuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard, si një objektiv transferimi për afatin e ardhshëm kalimtar.

Zonja e Vjetër po mendon të peshkoj në Ligën Premier apo më saktë te klubi nga Old Trafford.

Megjithatë, drejtuesit e klubit bardhezi kësaj radhe nuk e kanë në radar ish-lojtarin e tyre francez, Paul Pogba, por një bashkëlojtar të tij.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë me lojtarët e Ligës Premier që mbesin pa kontrata në fund të sezonit

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi e ka identifikuar mesfushorin Lingard si një objektiv transferimi në verë si lojtar i lirë.

29-vjeçari mund të jetë një opsion për trajnerin Massimiliano Allegri këtë verë pasi trajneri italian kërkon të forcojë radhët e tij në mes të fushës.

Lexo po ashtu Shtatë transferimet që mund t’i bëjë Newcastle në afatin kalimtar veror

Juve po monitoron Lingardin ndërsa ai i afrohet muajve të fundit të kontratës së tij me Unitedin, të cilët nuk kanë treguar ende asnjë shenjë për t’i ofruar atij një zgjatje kontrate.

Mesfushori anglez ka qenë i kërkuar në afatin kalimtar edhe nga klubet e Ligës Premier si Newcastle United dhe West Ham, por pa arritur të materializoj një transferim. /Telegrafi/